Vendet evropiane synim i të rinjve të Skenderajt (Video)
Të rinjtë e Komunës së Skenderajt nuk shohin shumë perspektivë të zhvillimit dhe punësimit në këtë komunë.
Ata si zgjidhje më të mirë për të ardhmen tyre e shohin të jetuarit jashtë Kosovës.
Banorja e Skenderajt, Filloreta Dani, ka deklaruar për “Kosovapress” se në këtë komunë ka shumë nevojë që të rinjtë të punësohen.
Ajo ka thënë se po të kishte ndonjë mundësi do të jetonte jashtë Kosovës, pasi sipas saj, atje sheh më shumë perspektiv për jetesë.
Edhe Fisnik Rexhepi nuk sheh shumë perspektiv për të rinjtë e kësaj komunë në aspektin e punësimit.
Ai ka theksuar se mundësia e parë që do t’i vije do të ikte nga Kosova drejt vendeve evropiane për një të ardhme më të mirë.
Kurse në një prononcim për “Kosovapress”, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pohuar se do të punojnë për zhvillimin e drejtë dhe të pastër të kësaj komune.