Vendet më të rrezikshme dhe më të sigurta në botë për të udhëtuar në 2024
International SOS, në hartën e saj të rrezikut 2024, ka renditur vendet bazuar në metrika të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, rreziqet shëndetësore dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Kombet afrikane të Libisë dhe Sudanit të Jugut janë cilësuar si vende me rreziqe “ekstreme” të sigurisë, duke pasur pak ose aspak kontroll qeveritar, ligj dhe rend, dhe shërbime qeveritare dhe transport funksionale të dobët.
Vendet me rreziqe “të larta” të sigurisë vuajnë nga protestat që shpesh janë të dhunshme dhe mund të synojnë të huajt.
Venezuela, Pakistani dhe Burma bëjnë pjesë e kësaj kategorie.
Vendet skandinave janë ndër më të sigurtat. Metrika vlerëson kërcënimet që vijnë si pasojë e trazirave sociale, krahas përhapjes së dhunës dhe krimeve të vogla.
Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Grenlanda janë klasifikuar të gjitha si vendet më pak të rrezikshme. Zvicra dhe Sllovenia janë gjithashtu ndër vendet me më pak rreziqe sigurie.
Vendet me më pak rreziqe shëndetësore janë SHBA, Kanada, Japoni, Australi dhe Singapor.