Kur Kosova ta tejkalojë fazën e çështjeve të sigurisë, vendi do t’i lypë njerëzit si Kurti

10 maj 2020 | 08:23

Profesori universitar Enver Hasani e ka komentuar qëndrimin e Albin Kurtit në politikë. Hasani e ka vlerësuar Kurtin politikan me duar të pastra. Mirëpo, ai ka thënë se Kurti duhet ta kuptojë realitetin në të cilin gjendet Kosova në arenën ndërkombëtare për shkak se, sipas tij, tashmë vendi ynë gjendet në aspekt të sigurisë rajonale.

Ndër të tjera, Hasani ka thënë në Rtv Dukagjini se Kurti duhet ta kuptojë se gjithçka që ai e lexon në libra nuk mund të vihet në praktikë, aktualisht në Kosovë. “Në politikë nuk është shumë mirë me lexu shumë libra. Sepse ata që lexojnë shumë e kanë hendikep që tentojnë të bëhen njëfarë lloj revolucionari. Diskursi i tij nuk është liberal. Ai duhet ta kuptojë një gjë që aktualisht Kosova është çështje e sigurisë dhe se nuk duhet të bëhen iluzione nëpërmjet librave për funksionimin e shtetit për shkak se terreni është i ndryshëm. Kur një ditë Kosova ta tejkalojë këtë fazën e çështjeve të sigurisë, atëherë vendi do t’i lypë njerëzit sikur Albin Kurti, i cili qeverisë me duar të pastra. Por, jo vetëm Albin Kurtin, por edhe shumë politikanë të tjerë që janë nëpër partitë e tjera politike”, ka thënë Hasani.

 

(B. D.: “Epoka e re” )

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që nga përhapja e…