Vendi ka nevojë për qeveri stabile, për koalicionin LV-PDK
14 prill 2020
| 08:00
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka, ka folur për situatën politike në vend. Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme në të cilën ndodhet vendi është formimi i një koalicioni të ri ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së).
“Vendi ka nevojë për një qeveri stabile. E këtë qeveri mund ta krijojnë vetëm LV dhe PDK-ja”, tha ai në T7. Në të kundërtën, sipas tij, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Milaim Zeka insiston se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pasur takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale. Zeka ka theksuar se nëse Kurti nuk e bën qeverinë me PDK-në atëherë, sipas tij, mund të formohet qeveri nga LDK-AAK dhe Nisma.