Vendi ku nuk dënohesh edhe nëse kryen vrasje

30 janar 2021 | 21:11

Parku Kombëtar i Yellowstone shtrihet në një sipërfaqe prej 8805 kilometra katrorë, nga Uajoming në Montana, por një pjesë e vogël e tij ndodhet në Idaho dhe njihet si “Zona e vdekjes”.

Në këtë zonë ka një boshllëk ligjor në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që teorikisht, lejon një person që të mos dënohet për çfarëdo krimi të kryer, përfshirë vrasjen.

Teknikaliteti që të shpëton nga ndëshkimi vjen si pasojë e Amendamentit të Gjashtë, që thotë se çdo person i akuzuar për një krim, ka të drejtën e një jurie të thirrur nga shteti dhe distrikti ku është kryer krimi. Por, “Zona e vdekjes” ndodhet në një distrikt ku nuk ka asnjë banor dhe çdo veprim kriminal i kryer aty, teknikisht nuk mund të dënohet nga gjykata.

Shumë persona i kanë bërë peticion Kongresit që të gjejë zgjidhje për këtë boshllëk, duke ia kaluar Uajomingut zonën ku nuk të kap ligji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), e ka ftuar…