
Vendi ku paguhesh 3000 dollarë nëse infektohesh me Covid-19
Pas disa muajsh në karantinë dhe me të ardhura fare të pakta për turizmin, disa vende po bëjnë gjithçka për të tërhequr turistët e huaj.
Për shembull, Kankuni në Meksikë ka nisur një fushatë ku ofron dy net falas akomodimi për çdo dy net të paguara, ndërkohë që nëse udhëtoni çift, paguan biletën e avionit për një person të tretë.
Përveç ofertave joshëse, shtetet po mundohen që të bindin turistët se vendi i tyre është i sigurt nga pandemia e koronavirusit. Një gjë të tillë po e bën Uzbekistani, që ka ofruar dëmshpërblim për çdo turist që preket nga Covid-19 ndërkohë që po kalon pushimet aty.
Bëhet fjalë për një shumë prej 3000 dollarësh nëse prekesh nga virusi. Presidenti i vendi ka thënë se vendi i tij është aq i sigurt sa nuk do të ketë aspak shpenzime për dëmshpërblimin e turistëve.