Vendi më i sigurt në botë, asnjë rast me koronavirus

08 maj 2020 | 12:48

Teksa pjesa tjetër e botës vazhdon të merret me pandeminë e koronavirusit, një kontinent ka arritur të mbetet plotësisht pa infeksione.

Antarktiku, vendi më i ftohtë në Tokë, tani konsiderohet “vendi më i sigurt në botë”, pa asnjë rast të konfirmuar.

Rajoni ishte në rrezik të ngushtë me COVID-19 kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, por virusi nuk arriti në brigjet e tij të ngrira.

Edhe pse këtu nuk ka një popullsi vendase autoktone, përveç nëse llogarisim pinguinët, balenat, fokat, rreth 5 000 njerëz kryesisht shkencëtarë dhe studiues banojnë në bazat e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka pranuar…