Vendi që do mbulojë shpenzimet e turistëve që infektohen gjatë pushimeve atje
Qipro ëshë vendi që do mbulojë shpenzimet për cilindo turist që infektohet me koronavirus gjatë pushimeve. Sipas nismës, do të mbulohet akomodimi, ushqimi dhe mjekimi për pacientët me koronavirus, po ashtu familjarët e tyre. Pacientët do të mund të paguajnë vetëm për udhëtimin me taksi për në aeroport dhe fluturimin për në shtëpi.
Për këta pushues; do të jetë në dispozicion një spital me 100 shtretër ku do të ofrohet kujdesi mjekësor. Sipas mediave qipriote janë 112 njësi të kujdesit intensiv të pajisura me 200 ventilatorë që do të rezervohen për pacientë me sëmundje kritike.
Gjithashtu një “hotel karantinë” me 500 dhoma do të presë familjarët e pacientëve dhe të afërm të tjerë.
Ku premtim u bë përmes një propozimi me pesë faqe nënshkruar nga ministrat e punëve të jashtme të Qipros, transporti dhe turizmi, të dërguar për qeveritë, linjat ajrore dhe operatorët turistikë, ku përshkruhen protokollet e rrepta të shëndetit dhe higjienës që Qiproja po miraton për të tërhequr vizitorët.
Turizmi përfshin 13% të ekonomisë së Qipros. Vendi pret të humbasë 2.6 miliardë euro të ardhura nga turizmi këtë vit. Qiproja hap kufijtë me datë 9 qershor, me 19 vende. Por tre ditë para nisjes, turistëve u kërkohet të bëjnë testin e koronavirusit. Kjo masë do të hiqet më 20 qershor për 13 vende, përfshirë Gjermaninë, Finlandën, Izraelin, Greqinë dhe Norvegjinë.