
Vendim i FFK-së, pushohen të gjitha komisionet dhe shoqatat
15 maj 2019
| 12:01
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim që të pushojë mandatin dhe punën e të gjitha komisioneve dhe shoqatave.
Sipas njoftimit të FFK-së, të do të bëhet riformatizimi i të gjitha komisionet dhe shoqatat.
“KE ka marrë vendim që pas përfundimit të garave të këtij edicioni të pushojë mandatin dhe punën e të gjitha komisioneve dhe shoqatave dhe do të bëjë riformatizimin e tyre para edicionit të ri të garave me qëllim të profesionalizimit të këtyre komisioneve dhe shoqatave në përputhje me kërkesat e kohës dhe në të mirë të futbollit të Kosovës. KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/