‘Vendim skandaloz’, kryeministrja e Serbisë reagon për deportimin e Djokoviqit nga Australia
16 janar 2022
| 17:05
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, reagoi ashpër këtë të diel pas vendimit të Australisë për të deportuar yllin serb të tenisit Novak Djokoviq, në prag të Australian Open pasi ai udhëtoi pa u vaksinuar.
Brnabiq e quajti vendimin e Gjykatës së Apelit si skandaloz, ndërsa shtoi se 34-vjeçari do të jetë gjithmonë i mirëpritur në atdheun e tij.
“Mendoj se vendimi i gjykatës është skandaloz. Më duket e pabesueshme që kemi dy vendime gjykate krejtësisht kontradiktore brenda harkut të vetëm disa ditësh. Jam e zhgënjyer. Ky vendim tregoi se si funksionon sundimi i ligjit ose më mirë të themi se si nuk funksionon në disa vende. Në çdo rast, mezi pres të shoh Djokoviq në atdheun tonë, në Serbi”, ka thënë kryeministrja.