‘Vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë’, çfarë thoshte Kurti për tokën e manastirit të Deçanit?

13 mars 2024 | 12:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dorëzuar për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka bërë me dije se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.

Por, çka thoshte Kurti për këtë vendim?

Kryeministri në një prononcim për RTK-në e pati quajtur vendim të Millosheviqit që s’mund të jetoj në shekullin tonë.

“Unë e kuptoj që Manastiri i Deçanit duhet të ketë një hapësirë. Unë e kuptoj që kanë nevojë për qetësinë e ambientit, ndihmën e qeverisë së RKS-së, mirëpo ne kemi rezervën e zakonshme për vendimet e regjimet e Millosheviqit, të cilat për bindjen time janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka trajtuar një lëndë pa kaluar në faza të zakonshme. Me ç’rast nuk duam t’i dominojmë, por në të njëjtën kohë besoj se duhet të hasim në mirëkuptimin e tyre, se vendimet e regjimit të Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë”, kishte thënë Kurti.

Më tutje, ai e paraqiste si argument shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, si argument për moszbatimin e këtij vendimi.

“Ne nuk mund të kthehemi as para vitit 1999, e as para 2008 e 2012, kur është hequr mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. Këto janë gjëra të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, jemi këtu ku jemi dhe çfarëdo përpjekje për t’u kthyer në të kaluarën unë besoj që nuk mund të ketë të ardhme”, kishte thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën për blerjen e…