Vendimet që pritet t’i marrë Bideni në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë

10 nëntor 2020 | 09:00

Presidenti i zgjedhur Joe Biden planifikon, në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë, të miratojë disa urdhra ekzekutivë që rikthejnë përpjekjet e presidentit Donald Trump për një numër çështjesh. Kështu, sipas “FoxNews”, ka thënë një pjesëtar i fushatës, sipas të cilit, veprimet ekzekutive do të përfshinin edhe ribashkimin me Marrëveshjen e Klimës të Parisit, ribashkimin me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe shfuqizimin e ndalimit të udhëtimit të Trumpit që synon kombet me shumicë myslimane, përcjell “Telegrafi”.

Premtimi erdhi pasi disa media, përfshirë “Fox News”, parashikuan Bidenin si fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Që nga e hëna ekipi i fushatës së Trumpit u zotua të vazhdojë t’i sfidojë rezultatet, duke përmendur çështjet me fletët e votimit dhe procesin e numërimit. Vendimi i Bidenit për të hyrë përsëri në OBSh pasqyroi një përpjekje më të gjerë për të luftuar koronavirusin pas marrjes së detyrës. Demokratët kanë dënuar vendimin e Trumpit për të dalë nga organizata transnacionale në mes të një pandemie ndërkohë që Trump e ka mbrojtur masën si një mënyrë për ta mbajtur organizatën përgjegjëse për “gabimet gjatë pandemisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Evi Kokalari, një aktiviste e njohur republikane, ka pasur…