Vendimi i Apelit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat vazhdon

08 dhjetor 2023 | 12:27

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës se Apelit, i cili ka konfirmuar vendimin e shkallës se parë se Qeveria e Kosovës ka vepruar kundërligjshëm kur kishte vendosur për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai ka bërë me dije se nuk duhet të çuditemi nëse kjo qeveri nuk e respekton këtë vendim të gjyqësorit.

Tahiri në “Facebook” ka shkruar se qeveria Kurti është duke e konsideruar gjyqësorin si degë politike.

“Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet. Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Duke qenë që kjo qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në…