Vendimi i Apelit për Salih Mustafën, Murati: ‘Jo në emrin tim’

14 dhjetor 2023 | 12:07

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim dhe miku i Salih Mustafës, Valon Murati, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës Speciale, ku komandant Calit i është ulur dënimi nga 26 në 22 vjet burgim.

Ai ka thënë se Cali terë jetën e tij ka punuar për popullin e Kosovës.

“Jo në emrin tim! Jo në emrin e popullit tim! Në emrin e popullit shqiptar për të cilin Cali punoi tërë jetën e tij, ai do të duhej të ishte në mesin e familjes e në mesin tonë. #MECALİN”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Fadil Fazliu, vëllai i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, bashkëveprimtar dhe bashkëlufëtari i Salih Mustafës, në reagimin e tij ka shkruar se ‘Cali’ gjithmonë do jetë çlirimtar.

“Jo në emrin tim! Jo në emrin e popullit tim! Lufta ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme! Salih Mustafa – Cali, shoku im i shtrenjtë e di që gjithmonë qëndron i fortë!
Për ne që të njohim ke qenë gjithmonë Çlirimtar dhe i tillë do të mbetësh përjetë, Cal! Lavdia e luftës tënde çlirimtare dhe respekti për ty do të jetë gjithmonë!”, ka shkruar ai./Demokracia.com/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga debutimi i tyre në tapetin e kuq si…