Vendimi i Apelit për tarifat e energjisë, Lekaj: Çdo cent t’u kthehet qytetarëve

18 maj 2022 | 16:42

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se çdo cent i marrë kundërligjshëm me vendimin e ZRrE-së duhet t’u kthehet qytetarëve

“Çdo cent i marrë kundërligjshëm me vendimin e ZRrE-së, t’u kthehet qytetarëve. Të nderuar qytetarë, tani në media po qarkullon lajmi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Ky është lajm i mirë për të drejtën e qytetarëve. Ndihem mirë sepse vazhdimisht e kam kritikuar këtë vendim si të kundërligjshëm dhe që ka dëmtuar qytetarët, prandaj në këtë kohë të rëndë ekonomike, qeveria dhe ZRrE-ja duhet të kërkojnë falje publike dhe duhet të ju kthejnë çdo cent secilit qytetarë të vendit!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi e Drita do të luajnë në finalen e Kupës…