Vendimi i arrestimit të aktivistëve të LV-së në vitin 2016 ka qenë politik

13 gusht 2024 | 08:07

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, dje ka mbajtur një konferencë për medie, ka ngritur akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke pretenduar se arrestimet dhe hetimet e vitit 2016 ishin një inskenim politik.

Kurteshi në Dukagjini për këto akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve tha se arsyeja kryesore e thirrjes për konferencë për medie ka qenë pensionimi pas dy ditësh i prokurorit special të Prokurorisë Speciale të vendit.

“Pas dy ditësh, prokurori i Prokurorisë Speciale që e mban rastin e Astrit Deharit, me gjasë të mbyllur në sirtar. Afrim Shefkiu pensionohet. Kjo është arsyeja kryesore e thirrjes për konferencë për media për këtë rast. Ky është rasti i 5-të, prokuror dhe gjyqtar pasi të zbatojnë urdhërat politikë të shefave të këtyre personave që i pamë në TV edhe shoqërisë civile”, deklaroi Kurteshi.

Kurteshi ka vazhduar me “bindje të plotë” akuzat se vendimi i arrestimi të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2016 ka qenë vendim politik i zbatuar nga prokuror, gjyqtar e kryeprokuror.

“Ata janë shefat e tyre. Vendimi për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes ka qenë vendim politik i zbatuar nga prokurori Abdurrahim Islami, i cili aktualisht është avokat në Ferizaj dhe është pensionuar pak kohë pasi e ka zbatuar vendimin. Po ashtu, edhe Vehbi Kashtanjeva, gjyqtar i Gjykatës Themelore që ka dhënë urdhërin për arrestim, ka shkuar në pensionim, ndërsa sot është avokat. Por edhe Sylë Hoxha, ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që në të vërtetë nuk ka qenë kompetent me rastin. Me gjasë është motorri i krejt rastit të Astrit Deharit. Pak kohë më vonë, i njëjti prokuror është shpërblyer me shpërblimin “Prokuror Special në Prokurorinë Special. Edhe më vonë nj֝ëra nga partitë, LDK-ja e ka shpërblyer me kandidaturë për deputet të Kosovës Sylë Hoxhën”, vijoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A e keni ditur që të dhënat tuaja publike në…