Vendimi i BE-së, sinjal se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se nuk është i padrejtë vendimi i Bashkimit Evropian për moshapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thënë se ky vendim është sinjal se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoti ka deklaruar se anëtarësimi në BE nuk është çështje e deklarimit, por e plotësimit të kritereve dhe bërjes së reformave që janë shumë të nevojshme për secilin shtet.
Ai ka thënë se atë që e ka bërë Franca ka mundur ta bëjë secili vend por, sipas tij, Franca ka mbetur zëri më i fuqishëm për moszgjerimin e BE-së.
Megjithatë, Hoti ka thënë se ky vendim nuk duhet t’i dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor për vazhdimin e reformave dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)