‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e “dënon” edhe Albin Kurtin, ai s’ka të drejtë të kandidojë për deputet’
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Miftaraj ka deklaruar se ky vendim i Kushtetueses e ka një “hile të madhe”.
Sipas këtij vendimi ai ka thënë se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se sipas nenit 71.1 i Kushtetuesës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhje për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.
Postimi i plotë:
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe.