‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill, mos dilni pas orës 17:00’
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.
Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill.
Ai ka theksuar se deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje që qytetarët të mos dilni as para orës 17:00.
“Qetë ta mbrojmë jetën tonë! Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17. Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/