Vendimi i KShC-së është i padrejtë dhe i ndikuar nga politika
Rektori i Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku, e ka quajtur të padrejtë dhe të ndikuar nga politika vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për mosakreditimin e këtij universiteti.
Ai ka bërë me dije se do të ankohen ndaj këtij vendimi pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) kanë bërë shkelje me rastin e vendosjes së standardeve të reja për akreditim.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se vendimi i KShC-së e ka dëmtuar shumë imazhin e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe, sipas Millakut, do të jetë vështirë të riparohet.
Sidoqoftë, ai ka paralajmëruar se Universiteti “Haxhi Zeka” do t’i plotësojë standardet e reja të parapara që kanë të bëjnë me çështje akademike dhe cilësi kurse, sipas Millakut, standardet infrastrukturore do të mbeten në dorën e qeverisë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)