
Vendimi i Kushtetueses, Haradinaj kërkon që sa më shpejtë të votohet qeveria e re
28 maj 2020
| 23:34
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Ai ka dekalruar se mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet që sa më shpejtë të formojë ekzekutivin e ri.
“Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(A. M / Epoka e re)