Vendimi i Kushtetueses ndryshon zëvendësimet, këta janë deputetët e rinj

30 mars 2021 | 11:31

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizon nenin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme për zëvendësimin e deputetëve sipas gjinisë, ka bërë që KQZ-ja të rishqyrtojë edhe një herë rekomandimet për kandidatët e radhës për deputetë.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është vendosur që nga Lëvizja Vetëvendosje deputetë do të jenë Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, të cilët do të zëvendësojnë dy deputetë që u bënë ministra.

Në vend të Mustafës dhe Dugollit, në fillim ishin Yllza Hoti e Gresa Bytyqi, të cilat kishin hyrë për shkak të kuotës gjinore.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë ministra, nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hudajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.

Kurse po me vendim të KQZ-së nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj, do të zëvendësojë Daut Haradinaj.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

1. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, është z. Shemsedin Dreshaj, i cili do të zëvendësojë z. Daut Haradinaj.

2. Kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “LËVIZJA VETËVENDOSJE!”, janë: z. Enver Haliti, znj. Shqipe Isufi, z. Mirsad Shkreta, z. Gramos Agusholli, z. Alban Bajrami, z. Jahja Kokaj, z. Hydajet Hyseni Kaloshi, z. Ekrem Mustafa dhe z. Enver Dugolli. Këta kandidatë do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm znj. Donika Gërvalla-Schwarz, z. Hekuran Murati, z. Arben Vitija, znj. Arbërije Nagavci, z. Hajrulla Çeko, z. Liburn Aliu, z. Faton Peci, z. Xhelal Sveçla dhe znj.Rozeta Hajdari.

3. Kandidate e radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “NOVA DEMOKRATSKA STRANKA-NDS”, është znj.Samra Ilijaz, e cila do të zëvenësojë znj. Emilija Redžepi.

4. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – IRDK”, është z. Fridon Lala, i cili do të zëvendësojë z. Elbert Krasniqi.

5. Kandidat i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 14 shkurt 2021, nga subjekti politik “KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP”, është z. Enis Kervan, i cili do të zëvendësojë z. Fikrim Damka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit ka lansuar strategjinë 2021 -…