Vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, Rohde: Mirëpresim thirrjen e PE-së për zbatim

06 korrik 2022 | 16:15

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian dhe fjalimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën.

“Mirëpresim raportin e Parlamentit Evropian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat, sundimin e ligjit, implementimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian”, ka shkruar ambasadori gjerman në llogarinë e vet “Twitter”.

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

“Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, ka thënë deputetja gjermane, Viola von Cramon

Në raportin për Kosovën sërish është bërë thirrje për liberalizimin e vizave.

Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.

Në seancën e PE-së  janë miratuar raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u është bërë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, derisa i…