Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë

22 shkurt 2022 | 08:03

Mbretëria e Bashkuar do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë si rezultat i vendimit të saj për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut dhe për të dërguar forca ushtarake në Ukrainë, tha Barbara Woodward, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB.

“Do të ketë pasoja të rënda ekonomike për veprimet e saj,” tha Woodward në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Woodward tha se veprimet e Rusisë “do të kenë pasoja të rënda dhe të gjera” për jetën njerëzore, për sovranitetin e Ukrainës dhe për të drejtën ndërkombëtare raporton “CNN”. “Këshilli duhet të jetë i bashkuar për t’i bërë thirrje Rusisë për të de-përshkallëzuar menjëherë, për të dënuar agresionin kundër një kombi sovran dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës,” tha Woodward.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Rron Gjinovci, teksa ka reaguar për tensionet në Ukrainë,…