Vendimi i MINT për Klan Kosovën, Limaj: Skandaloz dhe alarmant!
28 korrik 2023
| 22:01
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se vendimi i sotëm i Ministrisë së Tregtisë për Klan Kosovën shpërfaq fytyrën e vërtet të Qeverisë Kurti, që ai e quan qeveri me tendenca autoritare.
Limaj e cilëson vendimin e marrë sot nga MINT si skandaloz dhe alarmant.
“Vendimi i sotëm është skandaloz dhe alarmant.Mediat janë pushtet i katërt në një vend demokratik dhe nuk duhet penguar në punën e tyre.Sot, jam me Klan Kosovën e gjithmonë me fjalën e Lirë” shkruan Limaj.