Vendimi i qeverisë Kurti, Deliu: Injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve
06 tetor 2023
| 13:28
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se me vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave për të mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare nga opozita, në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, është bërë shantazh ndaj deputetëve.
Ajo ka thënë se ky është edhe një injorim i hapur ndaj obligimeve kushtetuese.
“Çele guri gojën. Asnjë përgjigje e kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokulur. Përndryshe, ky është injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.