Vendimi i Qeverisë për taksën kundër Serbisë ishte unanim, ashtu siç është unik edhe koalicioni qeverisës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që masa prej 10 për qind të rritet në 100 për qind është në kuadër të përpjekjeve tona për të ndërtuar shtet të dinjitetshëm.
“E njëjta masë vlen edhe për shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili po vepron në sinkron me politikat e Serbisë sa i përket sjelljes ndaj Kosovës. Vendimi i sotëm nuk i është drejtuar popullit serb që jeton në Kosovë. Uroj dhe shpresoj që kjo masë mos të ndikoj në rritjen e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë, sepse nuk ka arsye. Ne do të jemi pran tregtarëve, prodhuesve dhe qytetarëve në mënyrë që gjithçka siç është paraparë në vendimin e qeverisë të zbatohet në praktikë. Votimi i sotëm në mbledhjen e Qeverisë ishte unanim, ashtu siç është unik edhe koalicioni qeverisës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/