Vendimi i qeverisë për ujin po zbatohet në sektorin e gastronomisë
Qeveria e Kosovës mori vendim që lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë nga çezma. Gjithashtu, objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale.
Por, si është pritur ky vendim dhe se a po zbatohet në gastronomi.
Ridvan Ademi, pronar i një prej lokaleve në vend, thotë për RTK-në se në vazhdimësi qytetarëve u është shërbyer ujë të pijshëm.
Edhe Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve tha se në lokale nuk ka munguar asnjëherë uji për klientët.
Nga ujësjellësi “Prishtina”, në përgjigje me shkrim për RTK-në, kanë njoftuar se shumë gastronomë janë të rregullt në pagesa të shërbimeve të ujit, por ka edhe biznese të vogla dhe të mesme, borxhi i të cilave është mbi 7 milionë euro.
Qeveria e Kosovës mori vendim që lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë. Ky vendim nxiti reagime të ndryshme.
Me këtë rast Oda e Hotelerisë dhe Turizmit tha se me këtë vendim qeveria ka cenuar pavarësinë e gastronomeve dhe pjesën tjetër të sektorit të hotelerisë e turizmit, duke shkelur parimet e ekonomisë së lirë të tregut, por edhe duke mos e respektuar lirinë dhe integritetin personal të gastronomëve, hotelierëve dhe pronës së tyre.