Vendimi i qeverisë, shpërblim për pensionistët
24 dhjetor 2019
| 16:19
Ministrja e Financave në qeverinë shqiptare Anila Denaj njoftoi sot përmes një konference për shtyp se qeveria ka miratuar një bonus prej 3 mijë lekësh të rinj për të gjithë pensionistët me rastin e festave të fundvitit.
Mësohet se këtë bonues do ta përfitojnë 663 000 pensionistë, të të gjitha kategorive, përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti apo ata që janë jetimë, etj.
Ky vendin është marrë më mbledhjen e qeverisë të cilën e ka kryesuar kryeministri Edi Rama.