Vendimi i SHBA për ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën, banorët e Kievit: “Historia përsëritet”

04 mars 2025 | 15:58

Njerëzit në Kiev kanë reaguar këtë mëngjes ndaj vendimit të Presidentit Donald Trump gjatë natës, për ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Liudmyla Chubik thotë se mendon se njerëzit nuk duhet të shqetësohen, pasi sipas saj, “ky vendim nuk është përfundimtar”.

Marianna Diianova, 18 vjeç, thotë se masa “ishte e parashikueshme sepse Trump është i çmendur”.

“Unë nuk jam veçanërisht e frikësuar për këtë, sepse ishte e parashikueshme,” vazhdon ajo, shkruan A2 CNN. “Ne do ta rregullojmë disi. Do të jetë mirë”, tha ajo më tej.

Ajo shton se “bashkëpunimi me amerikanët ndoshta është jashtë diskutimit”, por do të presë për të parë se çfarë do të ndodhë më pas.

Por një tjetër vendase, Olena Bilova, e argumenton ndryshe këtë vendim, duke thënë se nuk është hera e parë që SHBA-të veprojnë kështu.

“Për fat të keq, historia përsëritet. Nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara veprojnë kështu. Por le të shpresojmë që shoqëria civile amerikane dhe elitat e Bashkimit Evropian nuk do të na lënë vetëm”, tha ajo më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa makina Tesla janë djegur në një sulm të dyshuar…