Vendimi i UP-së për profesorët: O në publik, o te privati

29 korrik 2023 | 22:39

Shumë prej profesorëve të Universitetit të Prishtinës ligjëruan edhe në kolegje private tash e sa vjet.

Por, një gjë të tillë nuk do ta bëjnë më, meqë UP-ja vendosi të mos ua lejojë, raporton Klan Kosova.

Vendimi i fundit i Këshillit Drejtues u tha të jetë i vonuar, por fort i drejtë.

“Do të ketë direkt ndikim në rritjen e cilësisë, sepse më në fund u kuptua se aseti më i rëndësishëm janë njerëzit dhe do të rritet përkushtimi ndaj kuadrove që kanë”, tha Blerim Rexha, profesor universitar.

Ndikim pritet të ketë sidomos tek stafi akademik që së fundmi mbase ishin dembeluar.

“Profesorët kanë pasur tendencë që të shndërrohen në mësimdhënës të shkollave të mesme që të ligjërojnë të njëjtën ligjëratë në të gjitha vendet dhe kjo nuk është një praktikë e mirë”, shtoi ai.

Megjithëkëtë, ndonëse po thuhet se është pozitiv, vendimi mund të mos jetë ligjor.

“Ky vendim shkon ndesh me dispozitat për arsimin e lartë për barazinë mes institucioneve për arsim të lartë, në bazë të ligjit dihet që Ministria është e obliguar që të sigurojë barazi dhe konsideroj se Ministria ish dashtë me pa me ma shumë kujdes këtë vendim”, thotë Xhavit Rexhaj, një tjetër profesor universitar.

Ai tha se nga ndalesa e ligjërimit për profesorët e “Hasan Prishtinës” nuk afektohen shumë kolegjet private pasi, sipas tij, këtë e rregullon Agjencia e Akreditimit që këto institucione janë të obliguara të kenë numrin e duhur të personelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uji i pishinave të kryeqytetit është i pastër dhe i…