Vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë, Tahiri: Kosova po i kthehet normalitetit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit me Shqipërinë, ka thënë se vendi ynë po i kthehet normalitetit.
Ai ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, në çdo mbledhje të saj do të marrë vendime të cilat janë në favor të qytetarëve.
“Po i kthehemi normalitetit. Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Evropian. Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.