Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
Faton Klinaku nga OVL- UÇK ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë për rritjen e pensioneve dhe për kategorinë e luftës është vendim popullist që bëhet zakonisht në prag të fushatës zgjedhore.
Klinaku në “Debat Plus” u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur nevojë me arsyetime për të njoftuar rritjen 20% të pensioneve qoftë për viktima, familjeve të dëshmorëve apo edhe të zhdukurve.
“Vendim populist i cili bëhet në prag të fushatës elektorale. Arsyetimet që i japin për shembull për dëshmorët, ata janë të përcaktuar nga ligjet. Nuk ka pasur nevojë të tregojë opinionit për ndarjen e kategorive të luftës. Ka pasur nevojë vetëm me thanë këta i rris pensionet për viktimat, dëshmorëve ose të zhdukërve për 20%. Nuk ka nevojë të manipulojë opinionin se po e bën ndryshe nga të tjetër. Natyrisht po mashtron”, vijoi Klinaku.