Vendimi për manastirin e Deçanit, Rohde: Moment historik
13 mars 2024
| 13:56
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur moment historik vendimin lidhur me manastirin e Deçanit.
Megjithëse, Rohde ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit.
“Më në fund u bë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Gjykatës së Kushtetues ishte shumë i vonuar, shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Ne urojmë Qeverinë e Kosovës, të gjithë akterët politikë të përfshirë dhe manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.