Vendimi për ngritje pagash në Qeveri duhet të zhbëhet
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi për ngritje pagash në Qeveri duhet të zhbëhet.
Këto komente ajo i ka bërë në një konferencë për media.
Në këtë konferencë, deputetja Albulena Haxhiu rikujtoi se më 20 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, në mbledhjen e Qeverisë, me anë të një vendimi kryeministri dhe ministrat ia rritën pagat vetes afër 100 përqind, njofton Klan Kosova.
“Ndërkohë kjo Qeveri rriti pagat me vetëm 4 përqind për të punësuarit dhe refuzoi propozimin e Këshilli Ekonomik social që paga minimale nga 170 euro, të ngrihet në 250 euro”.
“Vendimin e paligjshëm për ngritjen e pagave, një ditë pas, e kemi dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi që kabineti qeveritar nuk kishte shmangur konfliktin e interesit siç e parasheh ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, madje duke votuar për t’i sjellë vetes përfitime kishin konsumuar vepër penale të konfliktit të interesit”, ka thënë Haxhiu.