Vendimi për pagesën e faturave të rrymës në veri, politik

12 tetor 2021 | 12:13

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se vendimi për pagesën e faturave të rrymës në veri është dhe ka qenë vendim politik i disa qeverive.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse vije deri të zbatimi i këtij vendimi, atëherë o bie që qeveria këto para do të ia marrë qytetarëve për të kthyer prapë qytetarëve.

“Vendimi për pagesën e faturave në veri është dhe ka qenë vendim politik i disa qeverive, përfshirë edhe këtë aktuale.  Vendimi i shkallës së parë të gjykatës për ti kthyer rreth 40 milionë të paguara, do të duhej ta detyronte qeverinë si vendimmarrëse e atij vendimi politik për ti kthyer këto mjete.  Qeveria burimin e vetëm të financave e ka nga taksat e qytetarëve dhe bizneseve. Pra nëse vjen puna deri te zbatimi i këtij vendimi, i bie që këto para do të na i merr neve për të na kthyer prapë neve.  Shkurt e shqip i merr do lekë nga njëri xhep dhe i fut në xhepin tjetër”, ka shkruar Ibrahimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Melinda Ademi ka postuar një set të ri fotografish…