Vendimi për vizat, Latifi:  Të rinjtë të shpëtojnë njëherë e mirë nga agjendat e ndyta

18 prill 2023 | 14:42

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas miratimit të vendimit për liberalizim e vizave në Parlamentin Evropian.

Latifi duke përmendur faktin se kishte miratim unanim, ka thënë se ky vendim nuk është se do të zgjidhë të gjitha problemet e qytetarëve të Kosovës, por atyre do të iu mundësohet sipas tij ta njohin një dimension tjetër të rinisë.

Sipas Latifit kjo do të jetë një mundësi e mirë që të qytetarët të shpëtojnë njëherë e mirë të tashmen dhe të ardhmen e tyre nga agjendat e ndyta dhe njerëzit e ligj.

“Parlamenti Evropian miratoi dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ishte një miratim unanim. Ma në fund duket se po i afrohemi dritës në fund të tunelit. Sigurisht që liberalizimi i vizave nuk do të na i zgjidh problemet e mëdha, por përmes lirisë evropiane të lëvizjes krijohet një mundësi e mirë që njerëzve tanë, sidomos të rinjve, t’u hapen sytë, t’u bëhet e mundur të njohin një përmasë tjetër të lirisë dhe të shpëtojnë njëherë e mirë të tashmen dhe të ardhmen e tyre nga agjendat e ndyta dhe njerëzit e ligj”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se…