Vendimi për vizat, Rama: BE-ja më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit ndaj Kosovës
09 mars 2023
| 13:52
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Rama ka thënë se me këtë vendim, BE-ja është duke e hequr nga vetja njollën e turpit ndaj Kosovës.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Këshilli i Ministrave i BE-së miraton me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën