Vendimi: Saimir Tahiri fajtor! Dënohet për shpërdorim detyre

19 shtator 2019 | 22:28

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 5 vjet vjet burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por vetëm për shpërdorim detyre.

Ish-ministri nuk është shpallur fajtor për trafik droge dhe bashkëpunim me bandat.  Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3.4 vite në shërbim prove.

Trupi gjykues i përbërë nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka dhanë verdiktin final të shkallës së parë për Krimet e Rënda ndaj ish-ministrit Tahiri.

Më 10 shtator prokuroria dha pretencën ku kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që në rast dënimi konvertohen në 8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar (ulje me 1/3). Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

I pranishëm edhe sot në seancë, Saimir Tahiri doli i qeshur nga Gjykata, ndërsa deri në orarin kur Gjykata pritet të dalë me vendim, ai zgjodhi të konsumojë një kafe në një lokal pranë nën shoqërinë e gazetarëve dhe avokatit të tij, Maks Haxhia. Nuk mungoi mbështetja nga simpatizantët e tij, të cilët i kërkuan të jetë krenar për çfarë ka bërë, duke shtuar se në Shqipëri “kush punon, dënohet”./gazeta-shqip

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Limaj të enjten ka takuar strukturat e Nismës Socialdemokrate…