Vendimin për lirim të masave pas 4 majit e merr virusi, jo ne
Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar se është me rëndësi të dihet se sa persona në Kosovë e kanë kaluar virusin dhe mund të bëhet nëpërmjet testit të shpejtë për të cilin vendi ynë nuk është i përgatitur. Raka ka thënë se lirimi i masave pas 4 majit nuk do të jetë i plotë dhe qytetarët duhet ta vazhdojnë respektimin e masave, pasi mund të na presë vala e dytë.
“Vendimin për lirim të masave pas 4 majit e merr virusi, jo ne”, ka thënë ai.
Sipas tij, ceremonitë mortore, ndejat e dasmat janë tipike për Kosovën, por çdo grumbullim i njerëzve është kërcënim për shëndetin publik. Ai për Radio Televizionin Dukagjini ka thënë se, përkundër që është shpërndarë lajmi se duhanpirësit nuk rrezikohen nga koronavirusi për shkak se virusi nuk e do nikotinën, tha se kjo nuk është e vërtetë.