Vendlindja nderon Florian Markun

04 tetor 2021 | 15:08

Florian Marku u shpall kampion bote në IBF, në kategorinë Welterweight pak ditë më parë duke mposhtur boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Marku e fitoi përballjen me pikë, pasi të 10 raundet u mbyllën pa nokaut pavarësisht se shqiptari ishte më kërkues. Si lushnjar, Marku u ftua nga Bashkia e Lushnjës nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, përgëzoi për sukseset e arritura.

Postimi i plotë i Bashkisë së Lushnjës:

Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa, ftoi në një vizit në ambientet e Bashkisë Lushnje kampionin e botës në versionin IBF Florian Markun, i cili në të gjitha intervistat e tij ka pohuar me krenari se është djalë nga Lushnja. Kryetarja e Bashkisë e përgëzoi për sukseset e arritura, duke i shprehur besimin se do të arrijë dhe fitore më të mëdha duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…