
Vendos Apeli, Nagip Krasniqi mbetet në paraburgim
Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.
Lajmi është konfirmuar nga ana e avokatit të Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.
Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.
Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua javë më parë nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” , dhe “Konflikti i interesit”.