Vendos Gjykata Kushtetuese: 40 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve që ua paguan rrymën serbëve në veri
Më shumë se 40 milionë euro do t’iu kthehen konsumatorëve, të cilët kishin paguar rrymën për serbët në veri bazuar në një vendim të marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Tashmë vendimi ka marrë formën përfundimtare, pasi një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka gjetur asnjë shkelje në vendimin e Themelores, Apelit dhe Supremes.
“Rrjedhimisht, gjykata, duke aplikuar kriteret dhe parimet e elaboruara përkitazi me vendimin e arsyetuar gjyqësor, dhe në veçanti duke u bazuar në interpretimin e dhënë përmes aktgjykimeve të gjykatave të rregullta të kontestuara para gjykatës, konstatoi që të njëjtat kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes përgjigjes në padi, përkatësisht ankesës, si dhe kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, nuk është në kundërshtim me dispozitat e kontestuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, është thënë në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese.