Gjykata Supreme vendos të numërohen 4 639 votat e diasporës

30 tetor 2019 | 17:02

Gjykata Supreme sërish ka vendosur në favor të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje (LV) për pranimin dhe numërimin e votave të diasporës.

Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se para pak çastesh ka pranuar vendimin nga gjykata me të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve obligohet që t’i numërojë mbi 4 000 votat e ardhura nga diaspora pas 5 tetorit.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.

Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyre fletëvotimeve.

E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.

 

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë me…