Vendos motra e deputetit të VV-së: Pas ‘Klan Kosovës’, ARBK-ja ia pezullon certifikatën e biznesit edhe ‘ArtMotion’-it

23 qershor 2023 | 13:29

Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës (ARBK), Lebibe Haliti, ka marrë vendim të shfuqizoj certifikatën e biznesit kompanisë “Art Motion”.

Dje i është rishfuqizuar nga ARBK-ja edhe certifikata e “Klan Kosovës”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit për “Art Motion”-in është thënë: “‘Art Motion’ përbëjnë ‘kërcënim serioz ndaj sigurisë publike’ të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim. Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim ‘lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës’ përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi”

Kujtojmë se tashmë vendimet në emër të ARBK-së është duke i nënshkruar Lebibe Haliti, e cila është motra e deputetit të Vetëvendosjes, Enver Haliti. /Nacionale

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të…