Vendosen grafite seksiste tek shtëpia e deputetes e cila nga PDK kaloi në VV
20 prill 2021
| 23:26
Në shtëpinë dhe bizneset familjare të deputetes Adelina Grainca e cila gjatë kaloi nga PDK në VV gjatë seancës së zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, sot janë bërë mbishkrime nga persona të panjohur të cilët kanë shkruar “bijat i shesim – votat i qesim”.
Ende nuk dihet kush i ka bërë këto mbishkrime tek vila luksoze e deputetes tadhmë të Vetëvendosjes Adelina Grainca por këto mbishkrime lidhen pikërisht me dyshimet se ajo kaloi nga PDK në Vetëvendosje si rezultat i pazareve që për të i ka bërë axha i saj Lulzim Grainca.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës tash e disa ditë kanë kërkuar që Adelina Grainca ta kthej mandatin që dipas tyre e vodhi nga PDK dhe e kontrabandoi në Vetëvendosje.