
Vendosen kamera nëpër sheshet e Prishtinës
29 shtator 2020
| 14:19
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka publikuar disa fotografi ku shihet se sheshet e kryeqytetit janë duke u bërë me kamera dhe sipas tij kjo do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë në qendrën e qytetit.
“Sheshet e Prishtinës janë të frekuentuara shumë nga qytetarët dhe vende ku organizohen shumë aktivitete. Vendosja e kamerave do të ndihmojnë në rritjen e nivelit të sigurisë në qendrën e qytetit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.