Vendosen kamerat e sigurisë në institucionet publike në Kamenicë
27 dhjetor 2018
| 16:56
Është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e Komunës së Kamenicës, Shtëpinë e Kulturës dhe Palestrën e Sporteve në këtë komunë.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me dije se këto kamera janë vendosur me inicimin e drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme të kësaj komune, Brikenë Ramabaja.
Ai ka thënë se këto kamera do të ndikojnë në ruajtjen e pronës publike. “Vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira publike ka për qëllim të rrisë sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale”, ka thënë Kastrati.
/Epoka e re/