![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/2C0BC284-5E4B-49AF-9CCB-4B61262F6EF7.png)
Vendosen kontejnerët për zgjedhjet e 23 prillit, i ruan policia
20 prill 2023
| 22:21
Punonjësit civil të Policisë së Kosovës, përfunduan të enjten në mesditë vendosjen e kontejnerëve në magjistralen Mitrovicë-Zveçan këtu tek rruga që të shpie në Zhazhë.
Kjo do shërbejë si një nga 13 Qendrat alternative të Votimit, që i certifikoi KQZ-ja.
Ndryshe nga tjerat, tek ajo në Koshtovë të Leposaviqit, nuk ka patrullë të forcave të rendit pasi në afërsi gjendet stacioni policor që u krijua rishtazi, në godinën në të cilën deri tashti ishte qendër votimi.
Shqiptarët që në këtë fshat janë shumicë, mirëpresin krijimin e kësaj mundësie.
26 kontejnerët për pikat e përkohshme të votimit do të përfundojnë deri të shtunën pasdite./ Klan Kosova