Deputetët e AAK-së vendosin pankarta tek foltorja e Kuvendit me mbishkrimin ‘Serbia nuk kalon’
02 mars 2020
| 16:23
Ka vazhduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për taksën 100 për qind. Para foltores se Kuvendit janë vendosur pankarta me mbishkrimet “Serbia nuk kalon” dhe “Ku është kërkim-falja, ku janë të pagjeturit”.
Këto pankarta janë vendosur nga deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Shkumbin Demaliaj.
Partia e Ramush Haradinaj është duke e kundërshtuar me ngulmë heqjen e taksës 100 për qind kundër mallrave nga Serbia.